Dhjetëra mijëra gjeorgjianë mblidhen në Tbilisi për të kërkuar anëtarësimin në BE

Dhjetëra mijëra demonstrues marshuan në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, të hënën, për të kërkuar anëtarësimin në Bashkim Evropian të ish-republikës sovjetike në Kaukaz.

Duke valëvitur flamujt evropianë dhe gjeorgjianë, rreth 60 mijë demonstrues u mblodhën përpara parlamentit të Gjeorgjisë, disa ditë pasi Komisioni Evropian rekomandoi pritjen përpara dhënies së statusit të kandidatit në Tbilisi.

Disa organizata pro-evropiane dhe të gjitha grupet opozitare kishin bërë thirrje për një “marshim për Evropën” të hënën në mbrëmje në Tbilisi, me qëllim që të tregonin përkushtimin e popullit gjeorgjian ndaj zgjedhjes së tij evropiane dhe ndaj vlerave perëndimore.

“Evropa është një zgjedhje dhe aspiratë historike për gjeorgjianët, për të cilën të gjitha brezat kanë bërë sakrifica”, thanë organizatorët në deklaratë.

“Liria, paqja, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe drejtësia janë vlera që na bashkojnë të gjithëve dhe do të garantohen me integrimin në Bashkimin Evropian”, shtuan ata.