Edhe LDK-ja reagon për emërimin e Filipoviqit zëvendës të Rahimajt: VV-ja nuk pranoi as konsultime

Pas PDK-së, ka reaguar edhe dega e LDK-së në Kamenicë pas zgjedhjes së Dalibor Filipoviqit nënkryetar i Kamenicës. Komuna e Kamenicës udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Dega e LDK-së në Kamenicë e ka kundërshtuar zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipoviqit, por nga pushteti  i VV-së jemi mbivotuar. Pikërisht ne nuk e kemi mbështetur këtë propozim të kryetarit Rahimaj për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete i cili erdhi drejtpërdrejtë në Kuvend dhe pa asnjë konsultim paraprak, por çudia ishte pse nxitonin kur kërkohej të ketë konsultime dhe të dinë delegatët se kush është ky i propozuar”, thuhet në reagimin e Jeton Biqkaj, kryetar i degës së LDK-së në Kamenicës.