Reçica në Munih, PDK nisë shtrirjen edhe në Gjermani

Udhëheqësi i Komisionit të PDK-së për Organizim në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica po qëndron në Gjermani, nga ku ka njoftuar për shtrirjen e strukturave të partisë edhe në këtë shtet.

Reçica mbrëmë ishte në Munih të Gjermanisë, ku u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Bavari.

“Takimin e hapi, kryetari Isak Neziri. Të pranishëm në këtë takim ishin intelektualë, shkrimtarë e veprimtarë të shquar të cilët kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat. Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të zgjerohet në mërgatë, për t’i ofruar mundësi reale mërgatës sonë, që të bashkëngjiten rrugëtimit të përbashkët për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”, shkruan Reçica në Facebook.