DOKUMENT| Telekomi detyrohet t’i fshijë hyrje-daljet e punëtorëve, kundërligjshëm u identifikuan përmes ‘tipareve të fytyrës’

Si të kundërligjshëm e ka vlerësuar Agjencia për Informim dhe Privatësi vendimin e drejtuesve të Telekomit të Kosovës, që punëtorëve t’iu skanohet fytyra në hyrje dhe dalje të orarit të punës.

Kryesisht nëpër institucione publike, punëtorët në fillim dhe fund të orarit i kanë kartelat e tyre të hyrje-daljeve që regjistrohen, mirëpo skanimi i fytyrës po konsiderohet veprim i jashtëligjshëm, raporton Demokracia.com.

Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka urdhëruar “Telekomin e Kosovës”, që ta ndalojë përpunimin e të dhënave biometrike, gjegjësisht skanimin e fytyrës.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin e kësaj agjencie, me të cilin urdhërohet Telekomi i Kosovës që ta ndalojë këtë praktikë dhe t’i fshijë e shkatërrojë të gjitha të dhënat biometrike të subjekteve të të dhënave (tiparet e fytyrës), të grumbulluara përmes pajisjeve indentifikuese gjatë regjistrimit të hyrje/daljes nga puna.

“Obligohet ‘Telekomi i Kosovës” që brenda 15 ditësh nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të njoftojë Agjencinë për veprimet e ndërmarra për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin për Telekomin e Kosovës./Demokracia.com/