Kush janë të rrezikshmit e vendit, që vazhdojnë të jenë në kërkim nga Policia e Kosovës?

Policia e Kosovës vazhdimisht është në kërkim të personave të dyshimtë, të cilët ngarkohen me vepra nga më të ndryshmet.

Disa prej tyre për vepra penale, e disa të tjerë edhe deri tek veprat kriminale.

Por kush janë personat e rrezikshëm të Kosovës, të cilët veçse janë në kërkim?

Nga Policia e Kosovës në kërkim janë mbi 20 persona, shumë prej tyre në moshë të re.

Një nga të kërkuarit është personi me inicialet N.N, i dyshuar për lëndim të lehtë trupor.

I kërkuar është gjithashtu edhe Elton Arifaj, i cili kërkohet me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale: Blerje, posedim , shpërndarje apo shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Nga Policia e Kosovës kërkohet edhe Edon Bytyqi nga Prizreni. Bytyqi kërkon gjithashtu për: Blerje, posedim, shpërndarje apo shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Si i dyshuar për disa raste të vjedhjeve nga Policia është nën kërkim edhe Fatos Hoxha, 33 vjeç.

I kërkuar vazhdon të jetë edhe qytetari nga Gjilani, Fiton Spahiu. Ai kërkohet nën akuzën për veprat penale si: Vjedhje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike, transmeton lajmi.net.

31 vjeçari nga Peja, Anton Bajramaj gjithashtu vazhdon të jetë në listën e të kërkuarve.Ai kërkohet për shkak të veprës penale: Shpërdorim të pasurisë së huaj dhe mashtrim.

Edhe pse i ri në moshë, në kërkim nga organet e sigurisë në vend është edhe Aaron Rexhaj.

22 vjeçari nga Peja kërkohet për shkak të veprës: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Egzon Sheqiri, i lindur në vitin 1997 në Prishtinë po ashtu po kërkohet nga organet e sigurisë dhe hetuesisë.

I njëjti kërkohet për shkak të veprës: Grabitje në tentativë.

Në kërkim janë edhe dy persona, emrat e të cilëve nuk janë të ditur. Në publikimin e fotografisë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Si i dyshuar për falsifikim të parasë po kërkohet edhe një person i dyshimtë, emri i të cilit nuk është i ditur as nga Policia e Kosovës.

I njëjti vazhdon të jetë në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ai dyshohet për falsifikim të parasë, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Terstenik të Drenasit.

Për një vepër edhe më të rëndë po kërkohet i riu nga Mitrovica, Lundrim Beqiri, i njohur si Lundra.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e tij. I njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasje rëndë”, e ndodhur më 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë.

Edhe pse emri i tij nuk dihet, Policia e Kosovës ka kërkuar informacione edhe për personin i cili shihet në fotografinë më poshtë.

Ai kërkohet për një rast të veprës “Therje me thikë”. I njëjti thuhet është i moshës rreth 18-25 vjeçar dhe jeton diku në një shtet perëndimor.
Rasti ishte raportuar në stacionin policor të Gjakovës.

I kërkuari i 13-të me radhë nga zyrtarët policorë është Bekim Selmoni, nga Peja.

Ai kërkohet për shkak të veprës penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në mesin e shumë të kërkuarve nga autoritetet kosovare është edhe Kola Tom Baftiaj, nga Prizreni.

I njëjti kërkohet për shkak të veprës penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Pesë persona të tjerë të cilët kërkohen nga Policia e Kosovës janë edhe:

Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë

Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Të lartcekurit kërkohen për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra.

Në kërkim për të njëjtën vepër janë është disa persona të tjerë.

1. Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë

2. Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

3. Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

4. Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

5. Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok.

Policia e Kosovës është në kërkim edhe të një personi të dyshimtë nga Peja.

Elvis Kelmendi i lindur në vitin 1978 po kërkohet nga autoritetet kosovare nën dyshimin për veprat penale: Mashtrim, falsifikimi i dokumenteve dhe lëndim i lehtë trupor.

Të kërkuar vazhdojnë të jenë edhe: Mexhit Krasniqi, 35 vjeçar si dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç.

Të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga Policia e Kosovës.

Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale, me dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara për të kërkuar shërim jashtë vendit, për persona të ndryshëm.

Ata vazhdojnë të ndodhen në arrati që nga shtatori i vitit të kaluar.

I kërkuar nga Policia në vend është edhe një qytetar nga Gjilani.

Femija Kastrati, i lindur në fshatin Petrovc të Kamenicës është i kërkuar nga zyrtarët policorë.

I njëjti dyshohet se ishte përfshirë në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

I kërkuar nga autoritetet në vend është edhe Sadat Fejzi, me banim në fshatin Mogillë të Kllokotit.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: Dhunim. Ai kërkuar që nga 25 gusht 2021.

Rexhep Sinani, 63 vjeç gjithashtu vazhdon të jetë në kërkim. I njëjti është shtetas i Kosovës dhe po kërkohet për shkak të veprës penale “Mashtrim”.

I kërkuar nga Policia e Kosovës është edhe Korab Zogjani. Në kërkimin e tij nga Policia e Kosovës nuk është dhënë asnjë detaj shtesë.

Ngjashëm është edhe në rastin e kërkimit të Petri Salihut.

Në kërkim vazhdojnë të jenë edhe: Branislav Rakiq, Ratomir (Radun) Bozovic Dusan (Dragoljub) Jovanoviq, ku nuk janë saktësuar veprat me të cilat ngarkohen.

Nga gushti i vitit 2019 në kërkim vazhdon të jetë edhe i riu Ridvan Ademi. I njëjti kërkohet nën dyshimin për grabitje.

I kërkuar nga autoritetet e vendit është edhe Leutrim Latifi. Latifi i lindur në vitin 1992 me vendbanim në Prishtinë dyshohet për grabitje.

I kërkuar është edhe Kastriot Shala. Shala po ashtu kërkohet nën dyshimin për grabitje.

Të lartcekurit janë në kërkim prej vitesh nga Policia e Kosovës ndërsa për identifikimin, gjetjen dhe arrestimin e tyre është kërkuar vazhdimisht bashkëpunim nga qytetarët./