Rusia nuk i ndahet objektivit, tetë të vrarë nga bombardimet në Luhansk

Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk, i cili është një nga objektivat e rusëve.

Bilancin e ka bërë kreu i këtij rajoni Serhiy Haidai. Në një postim në Telegram, ai shkruan se gjashtë persona vdiqën kur u bombarduan qytetet Hirske dhe Zolote.

Dy gra u gjetën të vdekura nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, që u sulmua disa ditë më parë.

Haidai deklaron se edhe një stacion policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se ishte duke e përqendruar operacionin ushtarak në Luhansk dhe rajonet fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

/abcnews.al