Alarm në Mal të Zi: Proserbët bashkë me GRU-në ruse, nesër i bllokojnë 17 rrugët kryesore

Analisti i njohur nga Mali i Zi, Lubomir Filipoviq ka ngre sot alarmin për zhvillimet në Mal të Zi, nga partitë proserbe.

“Bllokada e 17 rrugëve kryesore në Mal të Zi do të organizohet nesër nga të njëjtit njerëz (liderët e Frontit Demokratik) të cilët u dënuan për komplot dhe tentim për të kryer akte terroriste që minonin rendin Kushtetues të Malit të Zi në vitin 2016, bashkë me operativët e GRU-së ruse”, ka shkruar Filipoviq, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, Mali i Zi është në kolaps të thellë. “Sistemi malazez i mbrojtjes dhe i inteligjencës janë totalisht të kompremituar. Personi i njëjtë i dënuar me5 vjet burg për planifikimin e sulmeve terroriste bashkë me GRU-në ruse, është drejtues i Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri”, shkruan ai.

Filipoviq thotë se kryeministri në largim është injoruar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtorit i Policisë.

“Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë është besnik ndaj Kishës Ortodokse Serbe e cila sërish është besnike ndaj Kishës Ortodoksë Ruse. E njëjta gjë vlen edhe për ministrin e Mbrojtjes”, thekson Filipoviq.

Tutje shton se i njëjti Front Demokratik prorus tash po e mban çelësin në parlament dhe po refuzojnë të thërrasin mbledhjen e Kuvendit për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri dhe potencialisht qeverinë e re të pakicës.

Çka është Njësia 29155 e GRU-së?

Më 20 mars, 2012, një dekret i nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov u publikua nga Qeveria ruse. Ky dekret përcaktonte një sistem të pagesës për ushtarakët për “arritje të veçanta në shërbim”.

Neni 4 i këtij urdhri, për të cilën fillimisht raportoi Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë, thotë se “pjesëtarët e njësive ushtarake 99450, 74455 dhe strukturat e Njësisë ushtarake 29155 do të paguhen me një shtesë mujore”.

Atëbotë, këtij dekreti iu kushtua pak vëmendje: Dihej pak për njësitë, të cilat ishin nën ombrellën e agjencisë së inteligjencës ushtarake, të njohur si GRU.

Në vitet që pasuan, megjithatë, këto njësi u bën të njohura për publikun, pasi ndaj tyre u ngritën padi, u vendosën sanksione dhe ato u shfaqën edhe në deklaratat politike nga Uashingtoni e deri në Detin e Zi.

Njësia 29155 veçanërisht ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi u lidh me komplotin për grusht-shtet në Mal të Zi më 2018 si dhe helmimet gati fatale të një ish-oficeri rus të inteligjencës ushtarake në Britani dhe të një tregtari armësh në Bullgari.

Tani, Qeveria e Republikës Çeke pretendon se anëtarët e kësaj njësie qëndrojnë prapa shpërthimit të vitit 2014 në një depo municioni, që ka tensionuar marrëdhëniet mes Pragës dhe Moskës, ku të dyja palët kanë dëbuar diplomatë dhe po shkëmbejmë retorikë të ashpër.

GRU – emri zyrtar i së cilës është Drejtoria Kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës ruse – nuk është një njësi e re. Ka ekzistuar për dekada, duke operuar së pari paralelisht me KGB-në dhe më pas, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ka operuar me agjencitë pasuese të KGB-së: Shërbimin Federal të Sigurisë dh Shërbimin e Jashtëm të Inteligjencës.

Përveç ofrimit të taktikave tradicionale në fushën e inteligjencës për komandantët rusë, agjencia gjithashtu mbikëqyr disa njësi të forcave speciale të njohura si spetsnaz, disa prej të cilave akuzohen për operacione të tipit të sabotazhit. Kjo agjenci po ashtu përfshihet në vëzhgimin elektronik dhe rekrutimin e spiunëve të huaj, si dhe më e rëndësishmja, në spiunazhin kinernetik dhe operacione kibernetike – hakimin në kompjuterët e armiqve dhe ndoshta edhe në futjen e kodeve shkatërruese në sisteme kompjuterike.

Njësitë spetznaz të GRU-së kanë pasur një rol të rëndësishëm në pushtimet e Bashkimit Sovjetik të Hungarisë më 1956 dhe të Çekosllovakisë më 1968. Dhe po ashtu, këto njësi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në grusht-shtetin e vitit 1979 në Afganistan, që çoi në një dekadë shkatërruese të ndërhyrjes nga trupat sovjetike.

Lufta e vitit 2008 me Gjeorgjinë, ku GRU-ja ka luajtur po ashtu një rol të rëndësishëm, u konsiderua një fitore nga Kremlini, por kjo luftë vuri në pah probleme të mëdha në forcat ruse. Kremlini ndërmorri reforma të mëdha, përfshirë edhe në GRU.

Njësia 29155 dhe njësi të ngjashme, me gjasë janë formuar gjatë këtyre reformave, thotë Galeotti dhe ekspertë të tjerë.

Që prej vitit 2018, kjo agjenci udhëhiqet nga oficeri i marinës, admirali Igor Kostyukov, i cili i raporton direkt shefit të shtabit të përgjithshëm, gjeneralit Valery Gerasimov dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që është një njeri i afërt i presidentit, Vladimir Putin.

Kjo nënkupton se operacionet e mëdha që mund të kenë pasoja të mëdha politike – siç është përdorimi i agjentit nervor të nivelit ushtarak, të prodhuar në kohën sovjetike, që u prodhua në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar– kanë miratimin e hierarkisë së lartë në Kremlin. /Ballkani.info/