Një ditë para përvjetorit të pavarësisë, Leonora Jakupi publikon këngën e re “Liria ka emër”
Një ditë para 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja Leonora Jakupi e ka lansuar edhe këngën e re të saj “LIRIA KA EMER”, që i dedikohet ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Këngëtarja Leonora Jakupi ditë më parë ka lansuar edhe këngën “Komandant”, që po ashtu u dedikohet komandantëve të UÇK-së.
Teksti i këngës së sapo lansuar të Leonora Jakupit:
Sa e fortë Kosova jonë, Vetëm plagë ajo shëron,
A i thuhet kësaj liri? Kur djemtë tonë s’i kemi n’shpi.
Deri kur nënat do t’qajnë? Deri kur do t’kemi faj? A s’u ngope moj Evropë? Sa shumë gjak u derdh n’këtë tokë.
Refreni:
E di Zoti e çdo shqiptar, Pafajësia na është vrarë, Kjo për hasmin qenka pak, Moj Evropë mos na hy n’hak. E di Zoti e bota mbarë, Me ju krenohet çdo shqiptar, T’jeni n’pranga nuk lejojmë, Përsëri do t’triumfojmë.
Kjo liri e ka një emër, Që e kemi gjithë në zemër, Çlirimtarë për atdhe, Për Kosovën ju keni le.
Deri kur nënat do t’qajnë? Deri kur do t’kemi faj? A s’u ngope moj Evropë? Sa shumë gjak u derdh n’këtë tokë.
Refreni:
E di Zoti e çdo shqiptar, Pafajësia na është vrarë, Kjo për hasmin qenka pak, Moj Evropë mos na hy n’hak.
E di Zoti e bota mbarë, Me ju krenohet çdo shqiptar, T’jeni n’pranga nuk lejojmë, Përsëri do t’triumfojmë.