Kryesuesi i ZRrE-së: Politika na la pa kontroll në komunat veriore

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, thotë se për shkaqe politike nuk kanë kontroll në komunat veriore të vendit.

Fejzullahu, në “Info Magazine” deklaroi se kjo çështje është duke u trajtuar edhe në bisedimet në Bruksel.

“E kemi thënë në Kuvend dhe në raport që nga paslufta ajo pjesë e Kosovës nuk janë duke paguar faturat e energjisë për shkaqe politike që qytetarët janë të informuar e njëjta ndodh edhe me uji dhe taksa pasi është problem politik dhe s’kisha dashtë më shumë me komentu por ajo pjesë që nga paslufta nuk e paguan energjinë”.

“ZRrE-ja nuk ka kontroll në atë zonë dhe në bisedimet e Brukselit është kjo çështje”.

“ZRrE-ja nuk ka mundësi me pas në kontroll atë zonë dhe shumë institucione tjera nuk kanë dhe shpresoj që ajo zonë sa më shpejt të jenë nën kontrollin tonë. Deri më tani për shkaqe politike nuk kemi informacione sa sa konsumatorë janë në atë zonë”, tha Fejzullahu.