Ky është i preferuari i Edi Ramës në Big Brother Vip

Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura dhe më të përfolura në Shqipëri.

Me vazhdimësinë e garës tashmë për më shumë se 100 ditë, janë krijuar edhe aludimet të shumta për konkurrentët që do ta fitojnë çmimin e madh.

Mirëpo ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është lajmi se në finale do të jetë i përfshirë edhe Edi Rama dhe se fituesi do të jetë Donald Veshaj. Disa media rozë raportojnë se do të jetë pikërisht kryeministri i Shqipërisë, i cili do t’i dorëzojë fituesit çmimin e madh prej 100.000 eurosh.

Por nëse ky lajm që ka qarkulluar është u vërtetë, cili banor është i preferuari i Ramës.

Kujtojmë se Rama ka qenë shumë i afërt me një nga banorët brenda shtëpisë dhe ai është Donald Veshaj.

Moderatorët binjakë Donald dhe Romeo Veshaj i janë bashkuar Partisë socialiste para disa muajsh. Lajmin e bëri me dije vetë deputeti Damian Gjiknuri.