Rasti tragjik në Gllogjan, priten ekspertiza nga jashtë

Fiks katër javë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Gllogjanin.

Për tre të vdekurit në natën e 26 nëntorit, Prokuroria e Pejës veçse ka arrestuar tre persona si të dyshuar.

Hetimet për këtë rast ende nuk janë në fazën përfundimtare, por disa ekspertiza tashmë janë dërguar jashtë vendit.

Në raportimin e tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtori i Policisë Samedin Mehmeti u pyet edhe për mos-zbardhjen e disa vrasjeve në Kosovë.

Për këto, Mehmeti tha se vetëm një nga 18 vrasjet në këtë periudhë kohore nuk është zbuluar teksa u zotua që do angazhohen t’i zbulojnë të gjitha.

Drejtori i Policisë gjatë raportimit, shpalosi raportin vjetor për punët që janë bërë në Polici gjatë këtij viti.

Për ta shikuar storien e plotë klikoni këtu.