Përfundojnë të gjitha ndeshjet, këto janë skuadrat e kualifikuara tutje në Kupën e Kosovës

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e mbetura në vazhdime në Kupën e Kosovës.

2 Korriku e ka eliminuar skuadrën e Trepçës ’89 pas penalltive. Rezultati pas 120 minutave ishte 2 me 2, kurse në penallti ndeshja përfundoi 3 me 4.

Fushë Kosova e ka eliminuar skuadrën e Feronikelit poashtu pas penalltive me rezultat 1 me 4.

Prishtina, Ballkani, Gjilani, Drenica, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana dhe Onix janë 11 ekipet që kanë vazhduar tutje.