Miratohet në parim buxheti për vitin 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në parim buxhetin për vitin 2022. Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

Në seancën e sotme plenare pati mospajtime të mëdha nga ana e deputetëve të opozitës me Qeverinë për planifikimin e ndarjes së buxhetit.

Deputetët e opozitës akuzuan pushtetin se kanë bërë ndarje politike në buxhet, pasi sipas tyre, kanë penalizuar komunat ku ata udhëheqin.