Interi “njofton” Napolin me humbje në Serie A

Interi e ka fituar derbin e xhiros së 13-të në Serie A ndaj Napolit me rezultatin 3:2.

Kampioni në fuqi i ka shkaktuar humbjen e parë skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalleti në Serie A, këtë edicion.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Piotr Zielinski. Për Interin barazoi rezultatin Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë.

Nikoqirët në epërsi kaluan në minutën e 44-t me Ivan Perishiq, që shënoi gol interesant për 2:1.

Në pjesën e dytë Interi shënoi edhe golin e tretë. Në minutën e 61-të pas një kundërsulmi të shpejtë Lautaro Martinez realizoi për 3:1.

Napoli arriti të ngushtoi rezultatin në 3:2 me golin e shënuar nga Dier Mertens.

Deri në fund tentuan edhe Elif Elmas dhe Victor Osimhen por Samir Handanoviq nuk u mposht.

Në këtë takim nga minuta e parë te Napoli u paraqit mbrojtësi Amir Rrahmani.

Napoli përkundër kësaj humbjeje mbanë pozitën e parë në renditje me 32 pikë derisa Interi ka 28 sosh.