Holanda në Botëror, Turqia në plejof

Steven Bergwijn dhe Memphis Depay kanë shënuar nga një gol për ta udhëhequr Holandën drejt fitores 2:0 ndaj Norvegjisë, të martën mbrëma. Bergëijn shënoi në minutën e 84-t, ndërsa asistoi për Depayn në minutën e 91-të.

Me fitore, Holanda ka konfirmuar vendin e parë në grupin G dhe kualifikimin në Botëror. Holanda ka fituar grupin me 23 pikë. Norvegjia ka mbetur e treta me 18 pikë.

Ndërkohë Turqia ka fituar me përmbysje të rezultatit në Podgoricë dhe ka siguruar plejofin për kualifikim në Botëror. Turqia e mposhti Malin e Zi me shifrat 2:1. Fatos Beqiraj shënoi në minutën e katërt për Malin e Zi, por Turqia reagoi shpejtë. Rezultati në 1:1 u barazua në minutën e 22-të, kur shënoi Kerem Akturkoglu. Ndërsa për 2:1 shënoi Orkun Kokcu në minutën e 60-të.

Turqia përfundon kualifikimet me 21 pikë. Mali i Zi mbeti i katërti me 12 pikë.