Buzhala-VV’së: Çka është pesë vjetori i Deharit, pse nuk po tregoni, pse po e leni vjerrë
Sot janë bërë pesë vite nga vrasja e Astrit Deharit e cila vazhdon të mbetet mister ku, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë sot një Agjendë, “Agjenda per pesevjetorin e Astrit Deharit”.
Gazetari, Berat Buzhala ka reaguar përmes një postimi facebook kundër Agjendës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka kritikuar titullin e kësaj agjende dhe i ka parashtruar disa pyetje për LVV-në.
“Cka eshte pesevjetori i Astrit Deharit? Cfare pesevjetori? I lindjes, i vdekjes, i vrasjes, i vetevrasjes? Pse nuk po tregoni, meqe po e shenoni si date, se cka ka ndodhe para 5 vjeteve?
Pse nuk po thoni: Pesevjetori i vrasjes se Astrit Deharit? Pse po e leni vjerre? Apo e dini qe tash tjeret pritojne me e analizu nje komunikate te tille morbide, edhe ai propagandisti qe e ka formulu thote “leje qishtu” se as vete nuk jemi te sigurte se cka ka ndodhe, ama na ka sherby per me bo propagande.”/ Ballkani.info
Postimi i plotë: