​6 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri, 501 infektime

Gjashtë qytetarë të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 501 qytetarë.

218 qytetarë janë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë etj.

Aktualisht janë 6.872 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetar nga Gjirokastra 57-vjeç, dy qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, një qytetar nga Kukësi 67-vjeç, një qytetar nga Saranda 75-vjeç, një qytetar nga Tirana 79-vjeç.

Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166.009 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të epidemisë janë kryer 1.243.246 testime, ndërsa kanë rezultuar 175.664 qytetarë pozitivë. 166.009 të prekur janë shëruar dhe 2.783 të prekur kanë ndërruar jetë.