Gold Ag i bën dedikimin e veçantë bashkëshortes së tij, Ermirës
Gold Ag përveç se i shfrytëzon rrjetet sociale për muzikë, edhe postimet me familjen e tij nuk mungojnë.
Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Ermirën.
E krahas kësaj fotografie nuk ka munguar edhe një dedikim i veçantë për të.
“Personin e jetës mbaje afër vetës ❤️”, ka shkruar këngëtari.
Gold Ag dhe Ermira ka vite që janë bashkë dhe tanimë kanë një djalë të quajtur Gueril.