Agim Aliu nis ditën me mantelbardhët

Kandidati dhe po ashtu kryetari aktual i komunës së Ferizajit nga radhët e PDK-së, Agim Aliu përmes një postimi në facebook ka treguar se ka nisur ditën me mantelbardhët.

“Me mantelbardhët nisa ditën. Ata nisin ditën çdo ditë në luftë me pandeminë. Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, urova për detyrën drejtorin e ri, gjersa temë e diskutimit në vizitën time edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, ishte pandemia dhe menaxhimi i saj. Ata bën shumë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia, e ne iu gjendëm në çdo hap pranë” u shpreh ai.

”Ferizaj që duam, në mandatin e ri, ka objektiv të qartë shëndetësinë, duke rritur e fuqizuar kapacitetet e saja”, vazhdoi ai.