Kurti në Kuvend: Projekti i MCC nuk ka të bëjë me gazin amerikan, por për infrastrukturën e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e parë vjeshtore të Kuvendit të Kosovës ka diskutuar edhe për negocimin me autoritetet greke dhe ato amerikane për shfrytëzimin e gazit për furnizimin e një termocentrali.

Kurti, tha se nuk po flitet për gazin amerikan, por për organizatën amerikane MCC që e përkrah projektin e Kosovës dhe ofron ndihmë të mëtejme.

Kështu, sipas kryeministrit projekti i MCC nuk ka të bëjë me gazin amerikan, por për infrastrukturën e tij.

“Nuk jemi duke folur për gaz amerikan por për ndërtime të infrastrukturës, të gjithë këta faktor na po i marrim parasysh, duhet qartësuar se MCC është organizatë amerikane që po e përkrah projektin në Kosovë dhe po na ofron ndihmë të mëtejme. Neve na duhet energji e lirë për konsumatorin.
Pra nuk është që gazi ta zëvendëson ose na kompenson qymyrin apo ta zëvendëson ne plan afatgjatë.
Ne jemi ne komunikim tim të vazhdueshëm me ta dhe nuk rrezikojmë asgjë në fonde”, tha Kurti.

Ndryshe, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për Reporteri ditë më parë kishte thënë se nuk ka asnjë projekt të lidhur me qeverinë amerikane në shqyrtim për të sjellë gazin amerikan në Kosovë.