Pamje të rënda: Talibanët i godasin me kamxhik gratë që protestojnë rrugëve të Kabulit

Talibanët që së fundmi morën pushtetin në Afganistan, kanë filluar të sillen në mënyrën më jodemokratike të mundshme.

Në një video të publikuar nga DW News, shihen militantët talibanë derisa rrahin me kamxhik gra që po protestojnë rrugëve të Kabulit.

“Jeni me fat që nuk iu prenë kokat”, gazetarët në Afganistan tregojnë për …

Gratë në Afganistan po protestojnë lidhur pasi talibanët morën pushtetin dhe menjëherë filluan duke ua cenuar të drejtat grave, diçka që edhe pritej.

Gratë në Afganistan tash e tutje nuk mund të vozisin vetura dhe nuk mund të shkollohen sikur para ardhjes së talibanëve në pushtet.

Qeveria para talibanëve ka ikur nga Afganistani, ndërsa ish-presidenti Ghani ka thënë se është larguar për të shpëtuar 6 milionë jetë.