Komuniteti rom në Suharekë del në mbështetje të Muharremajt: Kryetar i merituar, e ka votën tonë

Bali Muharremaj, kryetar aktual i Suharekës dhe pretendent edhe për një mandate të ri, ka arritur që t’i bëjë për vete edhe pjesëtarët e minoriteteve që jetojnë në këtë komunë.

Muharremaj, i cili është kandidat i AAK-së, shquhet për afërsinë më të gjithë qytetarët, pa dallime etnike e partiake.

Është Bajram Tutaj, përfaqësues i komunitetit rom në Suharekë që ka dalë hapur në mbështetje të Muharremajt.

Postimi i Tutajt në Facebook (pa ndërhyrje)

Ne  si kumunitet nuk po garojm per asamble  arsyja esht vutusit ton dot votojn per nji kryetar te meretuar z.Bali Muharremaj

Asablisve ju uroj suksese nji pershendetje per z.Enver shabanaj.