Franca pa telashe, Bosnjës një pikë me Kazakistanin

Kampionia në fuqi e botës ka fituar pa shumë telashe ndaj Finlandës. Ndeshja e së martës mbrëma përfundoi 2:0 për trekolorët. Franca shënoi nga një gol në secilën pjesë për fitore të re në kualifikime.

Antoine Griemzmann shënoi të dy golat. Për 1:0 asistoi Karim Benzema në minutën e 25-të, ndërsa për 2:0, në minutën e 54-t, asistues ishte Leo Dubois. Franca udhëheq në Grupin D me 12 pikë nga gjashtë ndeshje. Ukraina e Finlanda i kanë nga pesë pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovinë e Kazakistani nga tri.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të martën, Bosnjë-Hercegovina e Kazakistani luajtën baras, 2:2, në ndeshjen dramatike. Islambek Kuat shënoi në minutën e 52-të për Kazakistanin. Por boshnjakët përmbysën rezultatin.

Miralem Pjaniq shënoi penallti në minutën e 74-t, ndërsa Luka Menalo shënoi për 2:1 në minutën e 86-të. Asistues ishte Pjanit. Megjithatë Kazakistani nuk u dorëzua. Golin e barazimit, 2:2, e gjeti në minutën e 95-të. Baktiyor Zaynutdinov ishte realizator.