Kurti flet me Blinkenin: Miqësia jonë me SHBA-në po bëhet më e fortë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kurti ka shkruar në Twitter se temë e diskutimit me Blinkenin ishte pranimi i refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.

“Kënaqësi të flasësh me sekretarin Antony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e Presidentit Biden për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi kryeministri.

Rresh 700 afganë të cilët u evakouan nga vendi i tyre për shkak se talebanët e morën pushtetin, janë pranuar në Kosovë. Kosova ka marrë përsipër që t’i pranojë edhe qindra afganë të tjerë.