Challandes nuk do të bëj shumë ndryshime, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e katërt kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës.

Pas dy humbjeve radhazi, Dardanët janë rikthyer te fitorja dhe tani janë më të qetë.

Të besuarit e trajnerit Bernard Challandes triumfuan 0-1 te Gjeorgjia, ndërsa synojnë që edhe ndaj Greqisë të marrin një rezultat pozitivë.

Për këtë takim nuk pritet të bëjë shumë ndryshime trajneri Bernard Challandes sa i përket formacionit startues.

Në portë do të vazhdoj të jetë Arijanet Muric, derisa katërshja e mbrojtjes është e pandryshuar me Mërgim Vojvodën në të djathë e Florent Hadërgjonajn në të majtë.

Për dy pozitat e mbrojtësve qendror, Challandes vazhdon t’i besojë kapitenit Amir Rrahmani dhe Fidan Alitit.

Ibrahim Dresevic, Valon Berisha dhe Besar Halimi do të jenë treshja e mesfushës.

Ndryshimi i vetëm për këtë sfidë është në vijën e sulmit, ku Milot Rashica ka zëvendësuar Elbasan Rashanin e lënduar.