​Liga e Evropës/ Ja shorti i fazës së grupeve për sezonin 2021/22

Pasi që kemi mësuar shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri 2021/22, sot është hedhur shorti për të njëjtën fazë në kuadër të Ligës së Evropës.

Nga shorti, 32 ekipe mësuan kundërshtarët e tyre dhe grupet përkatëse në të cilat u pozicionuan, ku Grupi E parashihet të jetë si “Grupi i vdekjes”, përcjell KosovaPress.

Në Grupin E janë pozicionuar skuadrat si ajo e Marseille, Lokomotiva e Moskës, Galatasaray dhe ajo e Lazios.

Shortin e plotë të Ligës së Evropës e gjeni më poshtë.