Kryeministri Kurti ndërpret fjalimin në Prizren për shkak të ezanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëma ka qëndruar në qytetin e Prizrenit.
Në një tubim që është mbajtur atje, Kurti mbajti një fjalim.
Por, ai e ndërpreu fjalimin kur në një xhami afër filloi të këndohej ezani.
Pasi u ndal ezani, Kurti vazhdoi fjalimin e tij.