Policia ndalon një veturë, i gjendet armë zjarri 22-vjeçarit

Sot rreth orës 00:05, policia në një pikë kontrolli gjatë kontrollimit të një automjeti, tek vozitësi ka gjetur një armë zjarri.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është sekuestruar një revole, një karikator me tre fishekë te kalibrit 7.65 mm.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar V.B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.