Gjermania arreston spiunin rus në Berlin, po nxirrte informacione nga Britania për Moskën

Si skenë filmi, u konsiderua afera e fundit me spiunazh, ku Rusia kishte paguar një shtetas anglez për spiunazh.

Një burrë britanik është arrestuar në Gjermani për spiunazh për Rusinë në këmbim të parave të gatshme, thanë të mërkurën prokurorët federalë, në një rast mahnitës që mund të krahasohet me një thriller të Luftës së Ftohtë, shkruan Ballkani.info.

I dyshuari u identifikua vetëm si David S., i cili punonte si staf lokal në ambasadën britanike. “Të paktën në një rast i ka kaluar dokumentet e marra një përfaqësuesi tq intelegjencës ruse si pjesë e aktiviteteve të tij profesional. I akuzuari mori një pagesë në para në shumë të papërcaktuar në këmbim”, tha zyra e prokurorit federal në një deklaratë.

Autoritetet gjermane thanë se David S. u mor në paraburgim të martën në qytetin lindor të Potsdam me një urdhër arresti të lëshuar më 4 gusht. Shtëpia dhe vendi i punës së tij po ashtu u kontrolluan. I dyshuari besohej se kishte spiunuar që nga nëntori i vitit 2020.

Arrestimi i tij ishte rezultat i një operacioni të përbashkët nga autoritetet gjermane dhe britanike. Ambasada Britanike në Berlin nuk pranoi të komentojë ngjarjen.

Ndërsa Policia Metropolitane në Londër tha se i dyshuari ishte një shtetas britanik 57-vjeçar dhe se hetimi u krye nga Komanda Kundër Terrorizmit dhe homologët gjermanë. Aty thuhej se veprat penale të tij ishin të lidhura me përfshirjen në “Aktivitetin e Agjentit të Inteligjencës” sipas ligjit gjerman dhe se autoritetet gjermane do të mbanin përparësinë mbi hetimin. David S. do të del sot vonë para një gjykatësi hetues i cili do të vendosë nëse do të mbahet në paraburgim. Ashtu si Le Carre Gjermania ka arrestuar një numër njerëzish vitet e fundit të akuzuar për spiunazh për Rusinë, por kapja e një qytetari të një vendi të lidhur ngushtë është shumë e pazakontë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Christofer Burger u tha gazetarëve se Berlini po e merrte çështjen “shumë seriozisht”, duke shtuar se “spiunazhi nga një partner i ngushtë i aleancës në tokën gjermane është i papranueshëm”.

Lucas, një ish korrespondent i huaj me The Economist që mbulonte çështjet e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha se arrestimi ishte “një kujtesë e përpjekjeve të shumta që bënë rusët në përpjekjen për të gjetur se çfarë synojnë aleancat perëndimore”. Në qershor, policia gjermane arrestoi një shkencëtar rus që punonte në një universitet gjerman i akuzuar se punonte për shërbimin sekret rus që nga tetori 2020. /Ballkani.info/