Afrim Muçiqi bën thirrje që të bojkotohet Festivali i Korçës, ky është paralajmërimi i tij

Ftesa për muzikantin serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta.

Këngëtari i njohur, Afrim Muçiqi ka bërë thirrje që në asnjë formë mos të shkojnë dhe ta bojkotojnë këtë festival.

“Unë mendoj që është një veprim i turpshëm. Është turpi më i madh që ka mujt me ndodh ën trojet shqiptare. Ju bëj thirrje pa dallim që për asnjë moment mos të shkojnë dhe ta bojkotojnë atë fest”, ka thënë mes tjerash ai.