Çun Lajçi: A bash gjysë për gjysë me analfabet qenka Kosova a?

Aktori Çun Lajçi, ka lëshuar një varg kritikash ndaj televizioneve vendore lidhur me kritikat që po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti.

“Desha me iu pyet juve andej detit. Tash që m’ka skuq dielli, a mundin me m’ lye me kallaj, këta kallajxhitë e T10, T7  e do Te-Teve tjera,(jo alltiave t’Zastavës) që s’po dinë sa pare i ka ble brekët ky kopilani i Katërkolles, se për fustana e muren vesh se ishin t’huazueme!

Edhe, a mos e ka ba nervoz Vuçiqin? Se njena kishte thanë ky s’e ka për detyrë me mësua t’mësuemin! Demek ai shkau fort i dishëm!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

Po ashtu Lajçi ka kritikuar edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të AGK.

“Edhe, tek sot e mora vesh prej nji gallamxhiu, se analfabetët e kishin pasë votua kopilin, e thashë a bash gjysë për gjysë me analfabet qenka Kosova a?  E pra doreën n’zemeër, boll janë mundua komandantat e shkretë me zhdukë analfabetizmin tue i mbushë strajcat taxhi! Aman m’kallxoni a guxoj mu lye me kallajin e teneqexhijve t’televizioneve, se shumeë mu ka skuq…. e po tutna m’çelet varrë!”, shkroi ai.