Drejtori gjeneral i RTK-së demanton me fakte deputetët e VV-së që thanë se RTK-ja nuk ka pasur auditim

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati la publikuar sonte dëshmi që konfirmojnë se Auditori i Pavarur Gjeneral ka kryer auditim të televizionit publik. 

Ky reagim i tij me fakte vjen disa ditë pasi disa deputetë të VV-së në Kuvend hodhën akuza se televizioni publik nuk ka pasur auditim. 

Koalicioni aktual qeverisës i udhëhequr nga Vetëvendosje dhe kreu i saj Albin Kurti tashmë kanë iniciuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK si vazhdimësi e shkarkimeve të bordeve të institucioneve të pavarura. 

Më poshtë dëshmitë e Kastratit: 

A e ka lejuar apo jo RTK auditorin e pergjithshem te auditoj RTK-ne! Pergjigjja eshte Po!!!Ky Draft Raport i zyres se Auditorit te Pergjithshem duhet te jete ne zyrat e Komisionit per Buxhet dhe Transfere, por pse nuk eshte publikuar nuk eshte faji i jone! 

Une po ju jap fakte e ju vleresoni: 

  1. Diten qe e kam marre poziten e Drejtorit te RTK-se me ka ardhur emaili nga Zyra e Auditorit Kombetar, se bashku me raportin prej 25 faqesh.

2. Kam qene ne komunikim te vazhdueshem me Zyren e Auditorit qe nga dita e pare e ardhjes time ne pozite, dhe jam shprehur i gatshem per cfare do auditimi!

3. Ne procesverbalet e Kuvendit te Kosoves, mund te gjeni fjalimet e mia para komisioneve pergjegjese per  gatishmerine time por edhe te Bordit per cfaredo auditimi!4.Ne procesverbale po ashtu gjeni pergjigjen e Auditorit te pergjithshem para deputeteve, pse nuk po e auditon RTK-ne. 
Gjeni te bashkangjitura deshmite: