Numan Baliq tregon pse u takua me zëvëndëskryeministren Redzepi

Dy përfaqësuesit e dy partive boshnjake në Kosovë, Emilija Redzepi dhe Numan Baliq janë parë bashkë fundjavën që lamë pas. Ky takim i ka “djegur” më së shumti partisë rivale të boshnjakëve, Vakat.

Për këtë, ka ardhur reagimi i Numan Baliqit të SDA-së. Ai ka sqaruar se takimi me zëvëndëskryeministren Redzepi ka qenë miqësor dhe për të mirën e komunitetit boshnjak në Kosovë.

Baliq ka kërkuar falje për disa deklarata të rrejshme të publikuara në media para disa javësh duke thënë se çmon shumë përkushtimin dhe angazhimin e Redzepit.

“Dua të sqaroj se arsyeja e takimit me zëvëndëskryeministren Redzepi ishte për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit tonë, promovimin e komunitetit dhe nuk kishte qëllim për të dëmtuar ndonjë subjekt apo individ nga komuniteti boshnjak. Vakat në vend se të mbështesë vullnetin tonë për pajtim dhe bashkëpunim, hedh gurë dhe shpifë në drejtim tonin dhe zëvëndëskryeministres Redzepi. Dua t’i shpreh publikisht mirënjohjen zëvëndëskryeministres Redzepi për guximin dhe përkushtimin e saj, gatishmërinë për të tejkaluar konfliktet e kaluara. Njëherit i shpreh keqardhje për dezinformatat e publikuara në media javë më parë” ka thënë Baliq në sqarimin e tij.