Kryeministri çek mohon deklaratën e presidentit Zeman, i cili mundohet të shfajësoj Rusinë në lidhje me shpërthimin në depon e municioneve në Vrbetice

Kryeministri Andrei Babish dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Çekisë, e kanë hedhur poshtë si të pavërteta deklaratën e presidentit Milosh Zeman, ku thuhet se ekzistojnë disa versione në lidhje me shpërthimin e depove të municionit në Vrbetice, deklaratë e cila mundohet të shfajësoj Rusinë në lidhje me shpërthimin e depos së municioneve në Vrbetice.

Sipas kryeministrit Babish dhe ministres Benesova, versioni i vetëm që është duke u hetuar dhe për të cilin ka edhe prova është se mbrapa shpërthimit të depove të municioneve në Vrbetice qëndrojnë agjentet e Shërbimit inteligjent ushtarak rus (GRU), Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov, të cilët janë duke u hetuar edhe për tentimin e likuidimit të Sergei Skripal në Londër.

Milosh Zeman është  i njohur për qëndrimet e tija pro-ruse, andaj edhe deklarata e ti ku mundohet të shfajësoj përfshirjen e GRU-s ruse në shpërthimin e depove të municioneve në Vrbetice, është pjesë e diskursit të tij pro-rus.

Zeman është i njohur edhe për qëndrimet e tija kundër pavarësisë së Kosovës, qëndrime që janë ne një vijë me qëndrimet e Moskës zyrtare.

Zeman është i njohur për pasionin e tij për pijet alkoolike dhe dhënien e deklaratave dhe daljen në publik në gjendje të dehur.

Vlen të ceket Samit i presidentëve të shteteve anëtare të NATO-s, kur të gjithë presidentet ishin ngritur në këmbë ai në gjendje të dehur kishte vazhduar të qëndronte ulur dhe si duket edhe nga foto kishte fjetur.