27-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një shtetase 27 vjeçe në Himarë dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Sipas njoftimit paraprak nga burimet mësohet se shtetasja K.L është paraqitur sot rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës për të kërkuar ndihmë shëndetësore.

Shtetasja K. L. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.