Lladrovci anulon furnizimin me makina mjelëse për një defekt “të vogël”: Nuk kalon

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reagur në një postim në facebook, se anulohet furnizimi për makinat mjelëse, shkruan Ballkani.info

Ai tha se komuna ka porositur makinat mjelëse 40 litërshe, kanë ardhur 30 litërshe.

“Anulohet furnizimi për një defekt “të vogël”. Komuna ka porositur makinat mjelëse 40 litërshe, kanë ardhur 30 litërshe.” ka shkruar ai.

Kujtojmë se Lladrovci ka njoftuar se komuna e ka obliguar  një operator ekonomik të kthejë mbrapsht makinat mjelëse për fermerë dhe të sjellë të tjera ashtu siç e ka nënshkruar kontratën.

Sipas njoftimit të kësaj komune, ky veprim ka ardhur pas rekomandimit të komisionit për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse dhe vërejtjes nga drejtoresha e DBPZHR, Anita Avdullahi se makinat nuk ishin sjellë siç janë në kontratë. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: