E rrëmbeu dhe e bëri për spital ish të dashurën, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar të hënën rreth orës 22:00 në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka rrëmbyer ish të dashurën e tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport thuhet se viktima ka raportuar se derisa ka qenë në banesën e saj, është marrë me dhunë dhe është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish-dashuri i saj.

“Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.