Hajnat i futën në shtëpi dhe i vjedhin gjëra të vlefshme
Një person ka raportuar se hajnat i kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, ku kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme, një telefon si dhe dy tabletë.
Sipas policisë, vjedhja e rëndë ka ndodhur të enjten në orën 03 e 35 minuta.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa rasti është duke u hetuar.