Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive opozitare të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës (AAK), për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti në letrën të cilën ua dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka kërkuar takim me  krerët e partive dhe shefat e Grupeve Parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative.

Zyrtarët e AAK-së për Ballkani.info ka konfimuar se kryetari i partisë Ramush Haradinaj e ka pranuar ftesën e Kurti për të marrë pjesë në darkën e punës që pritet të mbahet më 13 maj.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, kanë thënë nga AAK-ja.

Ballkani.info mëson nga burime brenda kësaj partie se Haradinaj ka pak gjasa që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, prandaj në darkë mund të shkojë vetëm kreu i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: