Gjakovari grindet me motrën e më pas e kërcënon me thikë

Dita e parë e kësaj jave ka nisur jo mirë për një familje gjakovare. Kjo pasi që vëllai ishte grindur me motrën e tij dhe më pas e kishte kërcënuar me thikë.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti pasi është arrestuar, me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.