Aeroporti i Prishtinës thyen rekord me numrin e pasagjerëve

Aeroporti i Prishtinës ishte më i ngarkuari me pasagjerë në mesin e  aeroporteve të shteteve të  ish Jugosllavisë gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, duke arritur momentin historik për herë të parë.

Ai gjithashtu u bë aeroporti i parë në ish Jugosllavi që shënoi fundin e rënies mujore të numrit të pasagjerëve, i cili filloi si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Në mars shifrat u rritën 23.3% në vitin 2020. Aeroporti pati 330.787 pasagjerë gjatë periudhës janar – mars, krahasuar me rreth 283.000 në Aeroportin e Beogradit i cili pozicionohet në  vendin e dytë dhe  në vendin e tretë renditet aeroporti i Shkupit me 148.991 udhëtarët gjatë kësaj periudhe.

Këto të dhëna u publikuan në uebfaqen www.exyuaviation.com, që merret dhe trajton tema që kanë të bëjnë me aviacionin.