Ish-këshilltari i Thaçit: VV pas zgjedhjeve fillon fushatën për zgjedhjet lokale dhe Kosova s’ka Qeveri deri për Vit të Ri

Ish-këshilltari i ish-presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se Qeveria Kurti po i bën një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se Qeveria më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri sesa qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.

“Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program. Edhe pse nuk ka nevojë të negociojë me askënd për përafrim programi, sepse e gëzon tërë pushtetin, ajo më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.