Brenda supervilës 28 milionë dollarëshe të “The Rock”

Aktori Dwayne Johnson i njohur si “The Rock” ka blerë një super vilë luksoze me gjashtë dhoma gjumi dhe një oborr gjigant në Beverly Park.

Prona u ble për afro 28 milionë dollarë nga komediani Aliens Paul Reiser. Reiser e nxori shtëpinë në shitje disa muaj më parë për 30 milionë dollarë, megjithatë duket se 48-vjeçari e ka përfituar “me ulje”. Paul dhe The Rock thuhet se e mbyllën marrëveshjen e tyre në mënyrë private.

The Rock është një nga aktorët më të paguar në Hollywood, dhe personi që fiton më shumë nga Instagrami. Ai merr 1 015 000 dollarë për postim, duke mbajtur fronin e gjigantit të rrjeteve sociale.