Si e shpëtoi syfyri familjen Jashari nga sulmet e forcave serbe

Kohët e fundit është kthyer në debat bindja fetare e familjes heroike të Jasharëve dhe nëse ata kanë agjeruar apo jo.

Por duket se ky debat merr fund nga një rrëfim i para disa viteve nga ciceroni i kullave të Jasharajve, i cili tregon se si në një prej sulmeve serbe mbi familjen Jashari kishte ndodhur gjatë muajit të ramazanit dhe për fat syfyri ata i kishte shpëtuar.

Ciceroni tregon se forcat serbe kishin nisur një sulm heret në mëngjes mbi familjen Jashari duke menduar se do t’i gjenin në gjumë dhe të pa përgatitur, pa e ditur se ata të gjithë ishin zgjuar për syfyr, përcjell magazina.

Nga ky sulm, kishin mbetur të plagosura dy vajza të familjes Jashari, ndërsa forcat serbe ishin zbrapsur nga rezitenca e burrave dhe grave të Jasharajve.

Për më shumë degjone një pjesë nga rrëfimi i para disa viteve për insajderin  nga ciceroni i kompleksit të Jasharëve, se si i kishte shpëtuar syfyri nga sulmet serbe.

VIDEO KËTU: