Serie A

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Denzel Dumfries u bë protagonist i festës së titullit te Interi, pasi mbajti lart një baner ku shfaqej vetë holandezi që kishte lidhur me zinxhirë si një qen, francezin e Milanit Theo Hernandez, me të cilin pati edhe një konfrontim fizik në minutat e fundit të derbit të Milanos të hënën e kaluar.

Fotot dhe videot e holandezit me banerin në duar bënë xhiron e botës në rrjetet sociale, teksa vet lojtari holandez duket se është penduar nga gjesti i bërë.

28-vjeçari ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të kërkuar falje për gjestin e bërë dhe për të cilin është penduar.

“Të dielën ishte dita më e bukur për mua, për të gjithë lojtarët dhe të gjithë në klub. Faleminderit shumë tifozëve që dolën me mijëra në paradë. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të festoja me të gjithë ju, do të thoshte shumë për ekipin”.

“Gjatë paradës, mbajta një banderolë që shfaqte një imazh të papërshtatshëm. Unë jam një lojtar që e do rivalitetin në futboll, është një pjesë thelbësore e çdo loje. E kuptoj që mbajtja lart e banderolës ishte një gabim gjykimi nga ana ime dhe aspak i zgjuar”.

“Le të vazhdojmë të fokusohemi në atë që ka qenë sezoni më i mahnitshëm për Interin. Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj këtë sezon, dhe për festimet e djeshme, nuk do t’i harroj kurrë”, ka shkruar Dumfries.

Në fakt është hapur një hetim në Itali dhe mbrojtësi anësorë holandez mund të marrë pezullim me ndeshje për gjestin e papërshtatshëm që bëri.