Ferguson: Superliga e Evropës do të thotë të heqësh dorë nga historia 70 vjeçare e futbollit evropian

Ish trajner i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është kundër krijimit të Superligës së Evropës.

Ferguson tha se kjo do ta dëmtonte futbollin.

Sipas tij kjo do të thotë që të hiqet dorë nga historia 70-vjeçare e futbollit evropian, raporton The Sun përcjell Ballkani.Info.

“Superliga do të thotë të heqësh dorë nga historia 70 vjeçare e futbollit evropian”.

“Nga trajner i Aberdeenit për të fituar Ligën e Kampionëve (Ish-Kupa e Kupave të cilën e kishte fituar në vitin 1983) ishte si të ngjisësh Malin Everest”.

“Evertoni tani po shpenzon 500 milionë euro me ambicien që të luajë në Ligën e Kampionëve, tifozët e duan Ligën e Kampionëve ashtu siç është”.

“Kam qenë pjesë e katër finaleve dhe ishin netët më speciale. Manchester United? Nuk bëj pjesë e këtij diskutimi”.