Kipochoge fiton garën e fundit para Lojërave Olimpike

Keniani Eliud Kipchoge e ka fituar maratonën “NN Mision”, garën e tij të fundit para Lojërave Olimpike në Tokio.

Kipchoge 36-vjeçar në Tokio synon ta mbrojë titullin në maratonë (42 kilometra e 195 metra vrapim0.

Kipchoge triumfoi me kohë 2:04:30 orë. Bashkëkombësi i tij Jonathan Korir doli i dyti, 2:10 minuta prapa Kipchoges. Ndërsa Goitom Kifle i Eritreas përfundoi i treti. Gara u mbajt në aeroportin e Twentes në Holandë.

Ishte paraparë të mbahej në Hamburg më 11 prill, por për shkak të kufizimeve të lidhura me COVID-19, u zhvendos në T]ente.

“Misioni është përmbushur. Faleminderit të gjithëve që kanë organizuar këtë garë në më pak se dhjetë ditë”, ka thënë Kipchoge, raporton BBC.