Ndodh në Ferizaj: Shkon i dehur në shtëpi, e rrah keq gruan
Një burrë nga Ferizaj, nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, raporton Ballkani.info
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ku i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/
Fsh. Manastirc, Ferizaj 13.04.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes viktimës femër kosovare . Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.