KQZ mban mbledhjen e radhës në orën 13:30, kjo është arsyeja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në orën 13:30, do të mbajë mbledhjen e radhës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Ballkani.info se në mbledhje do të bëhet zëvendësimi i deputetes në vend të Vjosa Osmanit.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Do të bëhet zëvendësimi i deputetes në vend të Vjosa Osmanit”, tha ElezI për Ballkani.info