Socialistët internacionalë urojnë Kurtin

Përmes një letër urimi, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen dhe detyrën e tij të re.

Ai e ka përgëzuar Kurtin për kabinetin qeveritar duke e cilësuar atë si shembull i vërtetë dhe një burim krenarie.